Basketboll

BASHKIMI TRANSFERON ISH-LOJTARIN E GALLATASARAJIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit nga Prizreni e ka zyrtarizuar përforcimin e parë në afatin kalimtar dimëror të janarit.

Prizrenasit kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur me djaloshin e ri gjakovar, Roni Koshi i cili ka qenë lojtar i Gallatasarajit por edhe i grupmoshave të reja të Përfaqësueses turke.

Njoftimi zyrtar i klubit:

”Përforcimi i parë i këtij afati kalimtar për skuadrën tonë është njëri ndër basketbollistët më të talentuar kosovar, Roni Koshi. Koshi vjen nga skuadra e grupmoshave të reja të Galatasaray-it, për të cilën luan që nga viti 2013. Me paraqitjet e mira te ky ekip, ai ka tërhequr vëmendjen edhe të përfaqësueses së Turqisë, e cila e kishte ftuar në ekipin e të rinjve duke ia besuar edhe shiritin e kapitenit të skuadrës. Ai është regjistruar sot në FBK dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Illmen Bajra qysh për ndeshjen e parë të stinorit pranveror, që do të luajmë të dielën në “Sezai Surroi” përballë Lipjanit”, thuhet në njoftimin e prizrenasve.

Vlen të ceket se Koshi si nën 20 vjeçar gjatë këtij gjysmëstinori do të ketë regjistrim të dyfishtë dhe do të luajë njëkohësisht edhe në Ligën e Parë për skuadrën e Vëllaznimit.

Komentet janë të mbyllura.