Basketboll

MILANO FITON DERBIN E MBRËMJES NDAJ PANATHINAIKOSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpia Milano e ka fituar përballjen kryesore të mbrëmjes në Euroligë, ndaj Panathinaikosit.

Ekipi nga qyteti i modës në Itali, ka triumfuar sonte ndaj mysafirëve nga Greqia me rezultatin 96-87, në një ndeshje tejet interesante.

Sergio Rodriguez me 22 pikë e Keifer Sykes me 17 pikë, spikatën më së shumti në këtë fitore të vendasve nga Milano.

Tek Pana s’mjaftuan për triumf, Jimmer Fredette me 28 pikë e Deshaun Thomas me 15 pikë.

Komentet janë të mbyllura.