Basketboll

EKSKLUZIVE: PËRFUNDOI MERKATO DIMËRORE, NA PRET NJË PRANVERË FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE

26 transfere nuk mbahen në mend në afatin dimëror, Peja dhe Trepça po bëjnë revolucionin e pritur që moti

(AsistiOnline) – Pohimi se “me rikthimin e ASIST-it dhe transmetimet e komplet gjitha ligave dhe garave, të gjitha klubeve dhe reprezentacioneve të basketbollit kosovar në Artmotion do të nis revolucioni i basketbollit në vendin tonë” është duke ndodhur!

Pa dyshim se revolucioni të cilin e nisën me 2018 Artmotion dhe ASIST-i me transmetimin e mbi 250 ndeshjeve të gjitha ndeshjeve të basketbollit kosovar: Superligës, Ligës 1, Femrave dhe ligave U18 dhe U16, reprezentacioneve dhe garave ndërkombëtare të skuadrave kosovare në Champions League dhe FIBA Europe Cup kanë ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Si asnjëherë deri më tash në këto 10 vitet e fundit, garat e elitës së basketbollit kosovar janë të niveluara dhe jashtëzakonisht interesante. Këtë e ka dëshmuar vjeshta e Superligës që na ka sjell duelet më të bukura dhe më dramatike në dekadën e fundit dhe ky sukses ka rezultuar me lajmin më të mirë të mundur për basketbollin në vendin tonë: kthimin e interesimit dhe shikuesve nëpër palestra dhe ngritja e kualitetit të Superligës.

Qysh në xhiron e parë u zhvillua ndeshja ndërmjet dy finalistëve të sezonit të kaluar, Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Vetëm disa ditë pasi ishte mposhtur për Superkupë,  Rahoveci iu revanshua Sigal Prishtinës duke e mposhtur kampionen aktuale dhe duke dhënë sinjalin e parë se “ky do të jetë një nga stinorët më të niveluar dhe interesant në basketbollin kosovar, në dekadën e fundit”.

Gjatë vjeshtës Rahoveci vazhdoi dominimin absolut deri 4 xhiro para përfundimit me vetëm një disfatë dhe atë tejet befasuese nga Feronikeli por në fund, në 4 ndeshjet e fundit vreshtarët pësuan 4 herë rresht dhe ia mundësuan Prishtinasve të cilët ishin mposhtur 2 herë rresht pikërisht nga Rahoveci që të dimërojnë si lider të elitës.

Bashkimi ka befasuar nën drejtimin e trajnerit të ri, Ilmen Bajrës por edhe ata pësuan një disfatë shokuese në xhiron e fundit vjesh6tore nga Feronikeli që dëshmoi se është skuadër që nuk guxon të nëçmohet assesi.

Golden Eagle Ylli luajti me sistemin nxehtë ftohtë, pati kriza dhe largoi trajnerin Arben Krasniqin por me transferimet vendore dhe përforcimet e paralajëmruara po dëshmon se edhe sivjet do të jetë në garë për trofe kurse Trepça, skuadra e dytë më e trofeshme e gjitha kohëve në basketbollin tonë e cila sivjet po e përjeton krizën më të thellë në histori të klubit, pas ardhjes së drejtorit të ri Besim Brahës dhe angazhimit të Neven Plantakut ish trajnerit të saj që e pati bërë kampion në vitin 2011 dhe i cili këtë stinor e kishte filluar në Rahovec por më pas ishte shkarkuar, me dy fitore rresht në dy xhirot e fundit vjeshtore kishte dhënë sinjale se do të këndellet. Së fundmi, ka paralajëmruar dhe ka bërë ndryshime të mëdha edhe në skuadër për t’ia kthyer namin e dikurshëm dhe kjo sigurisht se do ta kthej edhe publikun e shumtë në palestrën Minatori, palestrën përherë me atsmoferën më të zjarr në vendin tonë që e don basketbollin tejmase.

Dhe natyrisht, lajmi më i mirë për basketbollin kosovar ka qenë rikthimi i Pejës në Superligë dhe forma e shkëlqyeshme që së fundmi e ka treguar skuadra nga Karagaqi e cila pavarësisht se aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë, me përforcimet e bëra dhe kthimin në folenë e vet të lojtarit më të mirë kosovar në dekadën e fundit, Dardan Berishës,pastaj Arti Hajdarit i cili ishte kryesori në suksesin historik të Feronikelit (për më pak se 1 vit nga themelimi i skuadrës ja solli 2 Kupa të Ligës së parë, titullin e kampionit dhe e bëri anëtare të Superligës) dhe së fundmi edhe të Ron Grapcit lirisht mund të themi se është pretendente për titull. Kjo edhe u dëshmua në ndeshjen e fundit të BIBL – Ligës Ballkanike ku e mposhti si në hajgare skuadrën e Ibrit nga Rozhaja.

Eeee tash!

Sot në ora 16 përfundoi afati kalimtar dimëror i basketbollit kosovar dhe në vazhdim, ekskluzivisht në AsistiOnline do të mund të mësoni të gjitha lëvizjet dhe profilet e skuadrave të Superligës , në prag të fillimit të pranverës së bukur dhe interesante basketbollistike.

Kënaquni me ne sonte, nesër dhe gjatë tërë pranverës…

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.