Basketboll

ZYRTARE: RICK JACKSON LOJTAR I KB PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja sot ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me lojtarin amerikan Rick Jackson.

Lojtari në fjalë është i pozites qender dhe është i gjatë 206cm. Ai njihet për kërcimet e tij në trapez, bllokues dhe mbrojtës fantastik. Ai është shumë aktiv në loje dhe ka aftesi të shkëlqyera në lëvizjet e sulmit.

Në vitin 2013 arriti në gjysemfinale të NBA D-League. Rick në vitin 2016 arriti të ishte gjysmëfinalist në Francë Pro-B. Poshtu ishte zgjedhur i 9-ti në NBA D-League.

Në vitin 2014 ishte finalist i Ligës Ballkanike me ekipin izraelit, Galil Gilboa. Ai luajti edhe kunder ekipit të Pejës pikërisht në Ligën Ballkanike.

Në vitet e fundit, Jackson karrierën e vazhdoi në Francë, Republikë Domenikane, Argjentinë dhe Uruguaj.

Komentet janë të mbyllura.