Basketboll

PEJA FITON DERBIN E SKUADRAVE SHQIPTARE NË BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i skuadrave shqiptare në Ligën Ballkanike i ka takuar, skuadrës kosovare KB Peja.

Pejanët kanë arritur të triumfojnë, si mysafirë të Vllaznisë së Shkodrës me rezultatin final dhe të ngushtë 87-91.

Vllaznia e Shkodrës e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë ngushtë 20-19, ndërsa në të dytin Peja u këndell dhe përveç se e fitoi çerekun e mbylli edhe pjesën e parë në avantazh 24-30.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë në mes skuadrave me çerekun e tretë që përfundoi baraz 20-20, ndërsa perioda e fundit i takoi minimalisht Vllaznisë, 23-22, por s’mjaftoi për fitore, shkaku i deficitit të vendasve në periodën e dytë.

Pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sonte arritën, Jordan Martin(22), Nigel Johnson(21),  Dardan Berisha(16) dhe Drilon Hajrizi e Henrik Sirko(11).

Tek Vllaznia u dalluan, Babb Jaylen me 20 pikë e Petar Kusovac me 19 sosh.

Ishte kjo fitorja e 8 e Pejës në BIBL sivjet, krahas 3 disfatave. Ndërsa, Vllaznia pësoi humbjen e 5 dhe ka vetëm 1 fitore.

 

Komentet janë të mbyllura.