LAJMI I FUNDIT: PONTE PRIZRENI ME DY MUNGESA TË MËDHA SONTE NDAJ SIGAL PRISHTINËS
Prishtinë (AsistiOnline.com) – Pas fitores senzacionale vikendin e kaluar ndaj Pejës, Ponte Prizreni sonte në kuadër të xhiros së 20-të do të ballafaqohet me Sigal Prishtinën por për këtë duel Arbnor Rifati nuk i ka në dispozicion dy basketbollistë tejët të rëndësishëm, mëson AsistiOnline.com.
Sipas informacionëve më të fundit nga tabori i bardhezinjëve prizrenas, Blendi Matoshi do të jetë mungesa e parë e skuadrës për duelin ndaj kampionëve në fuqi të vendit tonë ndërsa mungesa tjetër është ajo e plejmejkerit të sapo transferuar në skuadër, Keenan Wareen.
Matoshi nuk do të jetë sontë në përbërje të Ponte Prizrenit për shkak të lëndimit ndërsa Ëareen për shkak se akoma nuk e plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për të debutuar në ekipin simpatik që udhëhiqet me plote suksese nga Arbnor Rifati./AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.