Basketboll

MALA FATAL PËR TREPÇËN, BASHKIMI FESTON NË “MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) Bashkimi i Prizrenit e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Trepçës në udhëtimin e tyre në Mitrovicë.

Ekipi i vjetër prizrenas, ka fituar me përmbysje sfidën e zhvilluar në “Minatori” me rezultatin final 69-70. Me një trepikësh vendimtar të mitrovicasit Musab Mala në çastet e fundit të ndeshjes.

Skuadra vendase e Trepçës në fakt ishte ajo që e kishte avantazhin në pjesën më të madhe të lojës, shkaku i dominimit në dy periodat e para të ndeshjes(18-15, 19-10). Ndërsa në pjesën e dytë, Bashkimi u këndell dhe përpos fitimit të dy periodave të fundit(17-25, 15-20) e fitoi krejtësisht edhe ndeshjen.

Corey Ross me 26 pikë e Stevie Clark me 10 pikë, ishin lojtarët që arritën pikë dyshifrore, ndërsa Mala shënoi 9 sosh, por shënoi trepikëshin vendimtar për fitoren e Bashkimit sonte.

Tek Trepça s’mjaftuan për triumf, DJ Hanes me 24 pikë e Alante Fenner me 14 sosh, përkundër se “xehtarët” kishin avantazhin në pjesën dërrmuese të ndeshjes.

Bashkimi arriti fitoren e 12 të stinorit sonte, krahas 6 humbjeve. Ndërsa, Trepça pësoi edhe disfatën e 13, karshi vetëm 4 fitoreve.

 

Komentet janë të mbyllura.