Basketboll

YLLI VAZHDON TË SHËNDRIT DHE I AFROHET KREUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra therandase, Golden Eagle Ylli ka arritur edhe fitoren e tretë, nga po aq ndeshje në stinorin pranveror të elitës së basketbollit kosovar.

Therandasit kanë arritur që në palestrën e tyre “13 Qershori” ta mposhtin rivalin nga Mitrovica, Trepçën me shifrat e përgjithshme 90-83.

Përkundër se ndeshja në parket ishte tejet interesante, periodat e fituara nga Ylli flasin për një dominim të tërsishëm të Yllit, që i fitoi tre nga katër çerekët e ndeshjes(26-21, 26-20, 22-19) dhe e humbi vetëm çerekun e tretë(16-23), por që s’ndikoi në fitoren e tyre sonte.

Individët më të dalluar në fitoren e Yllit sonte ishin, Devonte Browen me 19 pikë, Valon Bunjaku e Samir Zekiqi me nga 18 pikë, Arber Berisha me 12 pikë dhe Rilind Krasniqi me 10 pikë.

Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, DJ Hanes me 24 pikë, Alante Fenner me 21 pikë, Besnik Azemi me 11 pikë e Burim Zekiqi me 10 sosh.

Ishte kjo fitorja e 13 e Yllit këtë stinor, karshi 6 disfatave. Ndërsa, Trepça pësoi edhe disfatën e 14, krahas vetëm 4 fitoreve sivjet.

Komentet janë të mbyllura.