Basketboll

ASISTIMET E VALON BUNJAKUT DHE DON POLLOSHKËS, NGA MË TË BUKURAT E JAVËS SË KALUAR NË SUPERLIGË (VIDEO)

Prishtinë (AsistinOnline.com) – Javën e kaluar u zhvilluan xhiro 20 dhe 21 në Superligën e basketbollit kosovar ku pati individ që lanë gjurmë pas përformansave të tyre.

Këtë xhiro padyshim se më i dalluari ishte Valon Bunjaku i Golden Yllit më meritori për fitoren e skuadrës ndaj Trepçës.

Valoni në duelin ndaj Trepça përpos 18 pikëve kontribuoi me 11 asistime duke realizuar pikë të njejta të pikëve edhe ndaj Lipjanit ndërsa shtoi edhe 8 asistime.

Paraqtije të mirë në vikend pati edhe i plejmejkeri i Sigal Prishtinës, Edon Polloshka më mëritori për përmbysjen e rezultatit dhe ngushtimin e epërsisë në vetëm tre pikë ndaj Pejës në superderbin në Karagaq pasi disavantazhit prej -22 pikë pas 20 minutave lojë.

Doni në ndeshjen e së dielës u inkuadrua në start të çerekut të tretë duke ndikuar menjëherë në përmirësimin e lojës së skuadrës dhe kështu ai përpos 2 pikëve të shënuara, ai në momentet e kthesës së madhe në rezultat bëri edhe 2 kërcime, ndërsa asistoi dhe vodhi nga një top.

AsistiOnline ju sjell të përmbledhur të nderuar lexues disa nga asistimet e Valon Bunjakut në ndeshjen e mesjavës së kaluar ndaj Trepçës si dhe asistimin e Don Polloshkës në superderbin e së dielës që shkoi ndaj Pejës në Karagaq./AsistiOnline.com.

 

 

Komentet janë të mbyllura.