KURSHUMLIU JEP DORËHEQJE, FBK-JA EMËRON KOMESARIN E RI TË GARAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës çaste më parë ka njoftuar se sot është bërë në ndryshim në strukturën përbërëse të antarëve të saj.
Në një njoftim zyrtar të lëshuar pak çaste më parë, thuhet se Komesari i deritanishëm i garave, Faton Kurshumliu ka dhënë dorëheqje personale nga pozita e deritanishme si Komesar i garave për Superligë dhe FBK-ja menjëherë ka emëruar ushtruesin e detyrës në fjalë – komesarin e ri të garave.
Njoftimi zyrtar nga FBK:
“Në bazë të kompetencave të veta statutore dhe procedurës së përcaktuar në Rregulloren e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi Ekzekutiv i FBK-së, merr këtë:
VENDIM
1. Miratohet kërkesa e z. Faton Kurshumlija për lirim të përkohshëm nga detyrat e Komesarit të Garave për arsye personale, deri në një vendim tjetër të Bordit Ekzekutiv;
2. Z. Burim Koshi, anëtar i deritanishëm i Bordit të FBK-së, punëtor shumëvjeçar i basketbollit, ish-gjyqtar dhe delegat, ngarkohet me detyrat e ushtruesit të detyrës së Komesarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, deri në një vendim tjetër të Bordit Ekzekutiv.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës falënderon z. Kurshumlija për punën e deritashme në organizimin dhe avancimin e basketbollit të Kosovës dhe i dëshiron suksese në aktivitetet që e presin.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës i uron suksese dhe mbarëvajtje në organizimin e garave u.d. të Komesarit të Garave, z. Burim Koshi.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit Ekzekutiv të Federatës së Basketbollit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Komentet janë të mbyllura.