Basketboll

XHIRO ME FAT PËR SKUADRAT RUSE NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 21-të në Euroligë, duket se ishte me fat për skuadrat ruse.

Kjo për faktin, se CSKA Moska realizoi fitore si vendase ndaj Valencias me rezultatin 81-70. Dhe për këtë triumf të moskevitëve u përkujdesën, Johannes Voitgmann me 19 pikë e Mike James me 14 sosh.

Në anën tjetër, fitore këtë xhiro në cilësinë e vendasit ka arritur edhe skuadra tjetër ruse, Zeniti i Shën Petersburgut që ka befasur Olimpikosin me rezultatin e ngushtë 91-87. Voronov me 21 pikë e Ayon me 20 pikë, spikatën për këtë fitore të madhe të Zenitit sonte.

 

Komentet janë të mbyllura.