Basketboll

“KOBE BRYANT, ERDHI QETË DHE HYRI NË HISTORI, PËRJETË. PUSHO NË PAQE LEGJENDË” – ASISTIONLINE.COM

Prishtinë(AsistiOnline) – Të dielën , bota e basketbollit mbeti pa njërin prej lojtarëve më të mëdhenjë në histori të këtij sporti: Kobe Bryant vdiq tragjikisht në moshën 41 vjeçare.

Kobe Bryant humbi jetën tragjikisht në fatkeqësi ajrore pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte ai dhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna u rrëzua në kodrat mbi Calabasas në Kaliforni. Aksidenti ndodhi në ora 10 sipas kohës lokale (19 sipas kohës tonë). Ky lajm e shokoi tërë botën, jo vetëm adhuruesit e basketbollit dhe sportit.

“Kobe Bryant ishte gjigant i cili mrekulloi dhe ngazëlleu me lojën dhe shkathtësit e tij në parket, me miliona e miliarda njerëz në mbarë botën ndërsa ishte njeri që inspiroi po aq njerëz me madhëstinë e tij edhe jashtë palestrave”, deklaroi kryebashkiaku i Los Angelesit, Eric Garcetti për LA Times. Ai shtoi se Kobe Bryant me intelektin, njerëzinë dhe modestin e tij, si një baba, bashkëshort dhe gjeni kreativ ishte ambasador i vërtet i basketbollit botëror.

“Kobe do të jetoj për herë në zemrën e Los Angelesit dhe do të kujtohet si një nga herot më të mëdhenjë në histori të këtij qyteti”, ka përfunduar Garcetti.

Ndërsa legjenda e LA Lakers, 81 vjeçari Jerry West i cili ishte drejtor gjeneral i skuadrës në vitin 1996 kur e draftoi Kobe-in, ishte i dërmuar me këtë lajm.  

“Posaçërisht kur ishte i ri, të jesh pjesë e jetës së tij, ta shohësh se si po rritet dhe si po zhvillohet në njërin prej më të mëdhenjve të gjitha kohëve ka qenë kënaqësi e papërshkrueshme, ndërsa dita e sotme është dita më tragjike në jetën time’’, ka thënë West legjendar.

I shokuar ka mbetur edhe ish presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

“Kobe ishte legjend në fushë dhe atë e humbëm pikërisht në momentin kur e filloi aktin e dytë në jetën e tij”, tha presidenti Obama i cili shtoi se të humbasësh edhe vajzën e tij 13 vjeçare Gianna-në ishte edhe më zemërthyese për neve që jemi prindër. Michelle dhe unë i dërgojmë ngushëllimet më të thella, dashurinë dhe lutjet tona Vanessas dhe mbarë familjes Bryant, nëkëtë ditë të trishtueshme” tha presidenti Obama.

KOBE BRYANT (1978 – 2020)

Kobe(Joe)Bryant u lind më 23 gusht 1978 në Philadelphia të SHBA-ve.  Edhe pse e pëlqente shumë lojën e futbollit, Bryant duke qenë i biri i një basketbollisti të NBA-së(Joe Bryant) vendosi të nisë karrierën basketbollistike duke filluar të luajë në Philadelphia të SHBA-ve me një prej shkollave të mesme atje – Loëer Merion. Ai hyri në NBA drejtpërdrejt nga shkolla e mesme që nuk është gjë e zakonshme për basketbollistët në SHBA dhe u draftua si zgjedhja e 13-të, nga skuadra e Charlotte Hornets, por menjëherë më pastaj Hornets e tregtuan atë tek LA Lakers dhe ai më pas luajti tërë karrierën e tij 20-vjeçare me ekipin tjetër nga NBA, Los Angeles Lakers, duke e fituar 5 herë, kampionatin me ekipin në fjalë.

FËMIJËRIA E BRYANTIT

Kur Bryant ishte gjashtë vjeç, babai i tij u tërhoq nga NBA dhe transferoi familjen e tij në Rieti të Italisë për të vazhduar të luante basketboll profesional në një nivel më të ulët. Pas dy vitesh ata e transferuan së pari në Reggio Calabria dhe më pas në Pistoia dhe Reggio Emilia. Kobe u mësua me stilin e jetës së tij të re dhe mësoi të flasë rrjedhshëm italisht. Ai tash është veçanërisht i dashuruar në Reggio Emilia, të cilin e konsideron një vend të dashur dhe ku i kishte kujtimet e tij më të mira të fëmijërisë. Ndërsa atje, ai mësoi seriozisht të luante basketboll. Në fakt, Bryant filloi të luante basketboll kur ishte 3 vjeç dhe Lakers ishin skuadra e tij e preferuar, ndërsa kur u rrit, iu plotësua ëndrra e fëmijërisë. Në moshë të re, ai mësoi gjithashtu të luante futboll dhe ekipi i tij i preferuar ishte skuadra italiane, A.C. Milan. Kur babai i Kobe-IT, Joe u tërhoq si lojtar në 1991, familja u transferua përsëri në Shtetet e Bashkuara. Jo më kot, Bryant konsiderohet si një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, për faktin se kishte karrierë të jashtëzakonshme basketbollistike:

5 herë kampion i NBA-së(2000–2002, 2009, 2010)
2 herë MVP i finaleve në NBA(2009, 2010)
Lojtari më i mirë i stinorit në NBA-MVP(2008).
18 herë NBA All-Star Game(1998, 2000–2016).
4 herë, MVP i NBA All-Star ndeshjes(2002, 2007, 2009, 2011).
Kampioni i NBA Slam Dunk Contest(1997)
2 herë lojtari me më së shumti pikë të shënuara në sezon(2006, 2007).
Në karrierën e tij Bryant shënoi 33,643 pikë të shënuara (25.0 ppn), 7,047 kërcime (5.2 krc pn) dhe 6,306 asistime (4.7 ast pn).

Komentet janë të mbyllura.