KUALIFIKIMET PËR FIBA 3X3 EUROPE CUP 2020: KOSOVA 3X3
Vizën për Antwerp Kosova e kërkon sërish përmes Konstancës
Prishtinë (AsistiOnline) – Pas debutimit historik vitin e kaluar, përfaqësuesja e Kosovës në basketbollin 3×3 edhe sivjet do të marrë pjesë në kualifikime për FIBA 3×3 Europe Cup 2020 që do të organizohet në Antwerp të Belgjikës më 25-27 Qershor, më herët se vitin e kaluar për shkak të Olimpiadës Tokio 2020 ku basketbolli 3×3 do të debutoj për herë të parë si sport olimpik.
Sivjet edhe garat kualifikuese mbahen më herët dhe atë në dy grupe, me 22-23 Maj në Tel Aviv(Izrael) dhe me 23-24 Maj në Konstanca (Rumani) ndërsa shorti e ka dashur që kualifikimet për në Antwerp, Kosova t’i kërkoj sërish përmes garave kualifikuese në grupin që luan në Konstanca të Rumanisë, pikërisht aty ku Kosova 3×3 e pati debutimin ndërkombëtar, vitin e kaluar.
Në turneun final të FIBA 3×3 Europe Cup 2020 do të luajnë 12 kombëtare ndërsa kualifikimin direkt e kanë siguruar këto shtete
- Belgjika (nikoqir)
- Serbia (fitues 2019)
- Rusia (1)
- Holanda (4)
- Franca (5)
- Rumania (7)
- Estonia (9)
- Ukraina (10)
- Letonia (11)
- Italia (12)
(numri në kllapa paraqet renditjen e federatës kombëtare në FIBA 3×3 të kombinuar në të dyja konkurrencat, meshkuj e femra, pas fillimit të edicionit të ri 3×3 më 1 nëntor 2019)
Gjatë kualifikimeve në Konstanca të Rumanisë (23-24 Maj, 2020), kundërshtarët potencial të Kosovës 3×3 do të jenë këto shtete
- Rumania (7)
- Bjellorusia (15)
- Zvicra (16)
- Çekia (22)
- Sllovakia (39)
- Suedia (49)
- Austria (51)
- Greqia (78)
- Kroacia (83)
- Andorra (45)
- Bullgaria (74)
- Maqedonia (95)
- Kosova (114)
- San Marino (n/a)
Grupi kualifikues në Tel Aviv(22-23 Maj, 2020) do të përbëhet nga këto kombëtare
- Izraeli (29)
- Gjermania (14)
- Hungaria (18)
- Spanja (20)
- Lituania (44)
- Portugalia (52)
- Turqia (53)
- Polonia (13)
- Sllovenia (28)
- Bosnja e Hercegovina (82)
- Gjeorgjia (87)
- Mali i Zi (n/a)
Sikurse vitin e kaluar , gjatë kualifikimeve, në fazën e parë kombëtaret do të ndahen në 4 grupe me nga tri apo katër skuadra dhe vetëm fituesit e grupit kalojnë në gjysmëfinale dhe më pas finale.
Krejt në fund, vetëm fituesit e turneve në Konstanca dhe Tel Aviv e fitojnë të drejtën e paraqitjes në Antwerp në turneun final të FIBA 3×3 Europe Cup 2020.
DEBUTIMI HISTORIK NË VITIN 2019
T’ju rikujtojmë se vitin e kaluar në paraqitjen e saj historike Kosova 3×3 doli e 6-ta në kualifikimet për FIBA 3X3 Europe Cup 2019 në Kontanca të Rumanisë, duke arritur që në renditjen finalet’ua kaloj shteteve që janë fuqi në këtë sport si: Rumania, Turqia, Andorra por edhe Azerbajxhani dhe Irlanda.
Kosovën, në kualifikimet historike për FIBA 3×3 Europe Cup në Konstanca të Rumanisë e përfaqësuan kapiteni me Altin Sahiti, Arti Hajdari, Arian Mehmeti dhe lojtari më i mirë i ranguar në Kosovë, Albatrit Berisha ndërsa ekipin e udhëhoqi koordinatori Agon Fehmiu.
Kosova dy ndeshjet e fazës së grupit i zhvilloi ndaj top-skuadrës botërore, Sllovenisë dhe Andorrës që në renditjen e botërore ishte për 80 pozita më e mirë se Kosova.
Dëshira e madhe për të startuar me fitore bëri që lojtarët e Kosovës 3×3 mos të japin më të mirën gjatë duelit me sllovenë, duke bërë shumë gabime dhe sllovenët e shfrytëzuan përvojën e tyre duke triumfuar me plotë meritë me rezultat 21:8. Vetëm gjysmë ore më vonë pas humbjes nga Sllovenia, përfaqësuesja jonë u përball me Andorrën dhe e demoloi atë me rezultat 21:6 duke shënuar fitoren e parë historike.
Altini, Albatriti, Arti dhe Ariani dominuan plotësisht, nga fillim deri në fund dhe shfaqë lojë fantastike. Art Hajdari realizoi 8 pikë, Altin Sahiti i shtoi 6 tjera, Albatrit Berisha 4 dhe Arian Mehmetit 3 pikë për t’i sjell Kosovës fitoren e parë në histori të paraqitjeve të reprezentacionit në garat ndërkombëtare. Për këtë fitore, vet drejtori i FIBA 3×3 Robert Riblinger e uroi koordinatorin Agon Fehmiun duke e theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje e cila do të hyjë në anale të kësaj loje.
Krejt në fund, me këtë paraqitje, Kosova mbylli kampanjën kualifikuese historike në FIBA 3×3 Europe Cup 2019 në Konstanca të Rumanisë me një humbje dhe një fitore duke u renditur e 6-ta.
Komentet janë të mbyllura.