EKSKLUZIVE: “HULK-U” I BASKETBOLLIT KOSOVAR PAS DY VITEVE RIKTHEHET NË PËRFAQËSUESE
Prishtinë (AsistiOnlinne.com) – Qendra më e mirë aktualisht në Superligën e basketbollit kosovar, Urim Zenelaj, pas formës fantastike që është duke gëzuar këtë edicion në fanellën e Ponte Prizrenit ka marrë ftesë nga FBK-ja për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit shkurt, shkruan AsistiOnline.com.
Kështu, Zenelaj rikthehet në Përfaqësuese pas dy vitësh ndërsa pas formës fantastike në Superligë ai do të jetë opcion i padiskutueshëm për trajnerin e ri të Kosovës Christos Marmarinos.
Kosova ndodhet në Grupin B të Parakualifikimeve për Botërorin 2023 së bashku Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.
Takimin e parë Kosova do ta ketë ndaj Islandës në shtëpi më 20 shkurt 2020, derisa pas vetëm pas tre ditëve përballet me Luksemburgun në udhëtim./AsistiOnline.com.
Komentet janë të mbyllura.