FBK-JA SUSPENDON DY GJYQTARË PËR STINORIN 2019-20
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka suspenduar dy gjyqtarë të saj, për stinorin garues 2019-20.
Sipas informatorit të FBK-së, që është publikuar sot dhe është i vlefshëm për xhiron e 23-të në elitën e basketbollit kosovar, FBK-ja ka suspenduar dy gjyqtarët vendorë, Daut Mehmeti e Dardan Maxhuni, por dënim ka pasur edhe për KB Feronikelin.
VENDIME
1. KB Feronikeli, Konform Nenit 50.2 të PG, dënohet me 300 euro (GT i përsëritur)
2. Daut Mehmeti, gjyqtar i nominuar në ndeshjen Ponte Prizreni – Trepça, Konform Nenit 54.7 të PG largohet nga lista e gjyqtarëve të FBK-së për edicionin 2019/20.
3. Dardan Maxhuni, gjyqtar i nominuar në ndeshjen Ponte Prizreni – Trepça, Konform Nenit 54.7 të PG largohet nga lista e gjyqtarëve të FBK-së për edicionin 2019/20.
AsistiOnline.com ju sjellë edhe nenet në të cilat është bazuar FBK-ja, për dënimin e Feronikelit si dhe të referëve në fjalë:
Komentet janë të mbyllura.