Basketboll

KBF PRISHTINA FINALISTI I PARË I KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, është finalistja e parë e Kupës së Kosovës që mbahet këtë muaj në Rahovec.

Për arritjen në finale, vashat e Prishtinës kanë mposhtur sonte në gjysmëfinale thellë Trepçën e Mitrovicës 93-26.

Në finale, Prishtina e pret fituesin e ndeshjes që luhet nesër, Bashkimi-Penza.

Komentet janë të mbyllura.