“MINATORI” SONTE MIRËPRET DERBIN E VJETËR
Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja tjetër e së shtunës në Superligën e Basketbollit të Kosovës zhvillohet në “Minatorin” e nxehtë të Mitrovicës.
Bëhet fjalë për sfidën që do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Pejës, dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. E deri tani mitrovicasit kanë katër fitore dhe 16 humbje, derisa pejanët 12 fitore dhe tetë humbje.
Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”.
Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.