Basketboll

TREPÇA FITON DERBIN NDAJ PEJËS, BARAZOHET ME FERONIKELIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka fituar përballjen kryesore të mbrëmjes në Superligën e Basketbollit Kosovar ndaj Pejës.

Mitrovicasit kanë shënuar fitore jetike, në luftën e tyre për mbijetesë, duke e mposhtur Pejën me rezultatin e thellë 95-79.

Edhe pse u cilësua si derbi, Trepça arriti që përgjatë tërë ndeshjes ta kishte avantazhin në duart e veta dhe duke fituar tri periodat kryesore të ndeshje(16-13, 25-17, 26-17) duke humbur vetëm të fundën(28-32) dhe në fund fitorja erdhi padiskutueshëm.

Më të merituarit për këtë fitore të madhe të Trepçës sonte ishin, Alante Fenner me 27 pikë, DJ Hanes me 25 pikë, Cedric Council me 12 pikë, si dhe Malik Irwin e Besnik Azemi me nga 10 pikë.

Tek Peja, Dardan Berisha me 23 pikë e Nigel Johnson me 19 pikë, s’mjaftuan për triumf.

Sonte Trepça arriti fitoren e 5 të stinorit, karshi 16 humbjeve. Ndërsa, Peja sonte pësoi humbjen e 9 sivjet, karshi 12 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.