XHIRO E JASHTËZAKONSHME, YLLI I VETMI PA HUMBJE NË PRANVERË
Prishtinë(AsistiOnline) – Vikendin që lamë pas, ka përfunduar xhiro e 24-të në elitën e basketbollit kosovar.
Si zakonisht, dy ndeshje u luajtën të shtunën e dy të dielën dhe rezultatet ishin të jashtëzakonshme.
Befasia kryesore ndodhi në Mitrovicë, atje ku Trepça mposhti favoriten në letër para ndeshjes, Pejën me rezultat 95:79. Trepça tani ka pesë fitore dhe 16 humbje, derisa Peja ka 12 fitore dhe nëntë humbje. Mitrovicasit renditen në vendin e shtatë (26 pikë), kurse pejanët në vendin e gjashtë (33).
Po të shtunën u zhvillua edhe derbi lokal prizrenas, ku Bashkimi e ka mundur Ponte Prizrenin(pas vazhdimeve) me rezultat 101:92. Bashkimi tani ka 13 fitore e tetë humbje(dhe gjendet në pozitën e pestë me 34 pikë), derisa Ponte Prizreni 13 fitore dhe nëntë humbje(dhe gjendet në pozitën e katërt me 35 pikë).
E diela nisi me kryendeshjen që u zhvillua në Therandë, ku Golden Eagle Ylli e ka mundur ngushtë Rahovecin me rezultat 88:84. Golden Eagle Ylli tani ka 15 fitore dhe gjashtë humbje(dhe gjendet në pozitën e tretë me 36 pikë), kurse Rahoveci 16 fitore dhe gjashtë humbje( gjendet në pozitën e parë me 38 pikë).
Krejt në fund, xhiro’ja u mbyll në Lipjan, atje ku Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lipjanit në udhëtim me rezultat 78:94.Lipjani ka një fitore dhe 21 humbje(dhe gjendet në pozitën e fundit me 23 pikë), kurse Sigal Prishtina 16 fitore dhe pesë humbje(dhe gjendet në pozitën e dytë me 37 pikë.
Golden Eagle Ylli, mbetet skuadra e vetme pa humbje në stinorin pranverorë.
(Foto e lajmit, Ardit Qeriqi).
Komentet janë të mbyllura.