Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DINO n’ASIST : GOLDEN EAGLE YLLI FITOI DERBIN E KOMSHINJVE – AsistiOnline
Basketboll

DINO n’ASIST : GOLDEN EAGLE YLLI FITOI DERBIN E KOMSHINJVE

DINO n’ASIST

DERBIN E KOMSHIJNVE PËR HERË TË PARË SIVJET E FITON NJË NIKOQIR

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë te vështirë ndaj Rahovecit i cili udhëtoi për triumf në Suharekë, për ta ruajtur kreun e tabelës!

Loja ishte dinamike dhe e tensionuar nga sekonda e parë deri në atë të fundit. Vendasit nuk lejonin rritjen e epërsisë të cilën kohë pas kohe e krijonte Rahoveci përmes sulmeve të mençura dhe mirë të organizuara, gjatë pjesës së parë.

 

 

Mirëpo loja e dobët në situatat “1 me 1” në mbrojtje e Rahovecit dhe kundërsulmet e shpejta të Yllit bënë që vreshtarët të humbasin avantazhin të cilin nuk mundën ta krijojnë më.

Të dyja skuadrat kishin vështirësi të shënimit dhe dukej përgatitje e mirë taktike mirëpo motivi më i madh për fitore tek therandasit ishte i dukshëm. Çdo luftë për top, kalonte në pronësi të Yllit i cili në momentet vendimtare kreu punë sepse kundërsulmet e tyre udhëhiqeshin me brohoritje të Xhebrailave ndërsa i pëndalshëm ishte Samir Zekiqi.

 

Rahoveci pati rast shumë të mirë në sekondat e fundit të takimit që të rrezikoj fitoren e Yllit sikur të veprohej më ndryshe pas vjedhjes së topit nga Altin Morina.

 

 

Ishte kjo e tëra për këtë javë kurse xhiroja e ardhshme do të jetë fantastike me 4 derbi ndeshje dhe mezi presim ta analizojmë ekskluzivisht për ju në AsistiOnline.

 

Komentet janë të mbyllura.