Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DINO n’ASIST : PAS NJË KOHE TË GJATË , E PAMË TREPÇËN E VJETËR – AsistiOnline
Basketboll

DINO n’ASIST : PAS NJË KOHE TË GJATË , E PAMË TREPÇËN E VJETËR

Trepça gëzon publikun e vet pas një kohe të gjatë

ANALIZA E DINOS NË ASISTIONLINE DIÇKA E PAPARË DERI TASH 

Pas analizës së ndeshjes Bashkimi – Ponte Prizreni bartemi në Minatori ku pas një kohe të gjatë atmosfera ishte fantastike dhe palestra e mbushur plotë.

Në derbin e rivalëve të vjetër, Trepça befasoi me lojë të shkëlqyeshme në Minatori duke e mposhtur Pejën dhe shënuar fitore shumë të vlefshme në garë për mbijetesë.

Peja nisi mirë takimin me sulme të shpejta mirëpo, gabimet e shumta në fazën e mbrojtjes, nuk lejuan krijim të epërsisë.

 

 

 

Ajo që ra në sy ishte fakti se Peja pranoi 48 pikë nga gabimet e bëra:

* 22 pikë nga topat e humbur,

* 15 pikë nga kërcimet në sulm të Trepçës dhe

* 11 pikë nga tranzicioni në mbrojtje.

Trepça aplikonte lojë agresive, mirëpo shumë raste rrezikonte, duke i dyfishuar e qe besa edhe trefishuar Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin. Në vazhdimësi Peja kishte tranzicion të dobët në sulm dhe aksionet e tyre ndaleshin duke ndaluar sidomos depërtimet në mes.

 

 

Në fazën e sulmit, Trepça sulmonte mbrojtjen e dobët të “pick n’roll” që nuk kishte aspak komunikim dhe pozicionim të duhur.

 

 

Në vazhdim të takimit, Peja mundohet përmes presingut zonal, dhe zones që herë pas here zhvendosej në njeri për njeri të rikthen lojën mirëpo mitrovicasit posedonin durim dhe siguri. E tërë kjo ndikoi që Trepça të kontrolloj lojën deri në fund dhe epërsia e tyre të shkoj deri ne 25 pikë.

Ishte kjo një shfaqje e bukur e Trepçës e cila rikujtoi atë Trepçën e Plantakut e cila me vetëm një të huaj fitoi titullin e kampionit në edicionin 2011/12 dhe ky është sinjal i mirë për mitrovicasit në vazhdim të kampionatit që sivjet është më i niveluari dhe interesanti, lirisht mund të themi, në 10-15 vitet e fundit. Po më duket që këtë pranverë kemi me u kënaq me basketboll të bukur dhe dramatik.

Pas kësaj ta shohim edhe ndeshjen tjetër, kyendeshjen e xhiros 24 të zhvilluar në Therandë ku atsmofera ishte po ashtu fenomenale

 

Komentet janë të mbyllura.