KAMPIONJA PËR TRE DITË, DY HUMBJE!
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja aktuale e Euroligës, CSKA Moska ditëve të fundit, nuk po kalon në formë të mirë në këtë garë prestigjioze.
“Moskevitët” sonte kanë pësuar disfatë nga Olimpiakosi në Greqi me rezultatin e përgjithshëm 72-59.
Olimpiakosi në këtë fitore sonte u udhëhoq nga Kostas Papanikolaou që realizoi 19 pikë e Augustine Rubit që shtoi 13 sosh.
Tek CSKA-ja s’mjaftoi për fitore, Mike James me 20 pikë e Darrun Hilliard me 11 sosh.
Komentet janë të mbyllura.