Basketboll

RAHOVECI FESTON NË ROZHAJË, MBYLL FAZËN E PARË ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka mbyllur stinorin e rregullt të Ligës Ballkanike me fitore.

Ekipi i Marjan Illievskit e ka mposhtur në udhëtim, Ibrin e Rozhajës me rezultatin final të ndeshjes, 67-72.

Vendasit nga Rozhaja e fituan çerekun e parë bindshëm 24-12, por kjo ishte e gjitha nga ta, ngasi Rahoveci deri në fund të ndeshjes fitoi dy periodat kryesore të ndeshjes(8-22, 14-17) e çereku i fundit u mbyllë baraz(21-21).

Në fitoren e Rahoveci sonte kreatorë kryesorë ishin, Darrell Davis me 19 pikë, Josh McFolley me 18 pikë, Aron Nwankwo me double, double(13pk, 11krc) e Arian Qallaku me 12 sosh.

Tek Ibri s’mjaftuan për fitore, Cekic me 17 pikë e Simovic me 16 sosh.

Edhe Rahoveci edhe Ibri kanë kaluar në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

Komentet janë të mbyllura.