Basketboll

JAVA E 25-TË NISË SOT ME NJË DUEL SHUMË INTERESANT

Java e 25-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë shumë ndeshje interesante këtë xhiro.

Takimi i parë do të jetë sonte ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të tretë, përkatësisht të katërt. Prizreni ka 13 fitore dhe nëntë humbje, derisa Ylli 15 fitore dhe gjashtë humbje, ku nuk ka pësuar asnjë humbje në stinorin pranveror.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.