Basketboll

SUPER-EKSKLUZIVE: ADIS BEĆIRAGIĆ TRAJNERI I RI TE PEJA?

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës me shumë gjasa e ka kompletuar marrëveshjen me trajnerin e ri, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com

AsistiOnline.com nga burime të sigurta, ka mësuar se klubi verdhezi pothuajse e ka kompletuar marrëveshjen me trajnerin boshnjak, Adis Bećiragić dhe shumë shpejtë marrëveshja pritet të zyrtarizohet.

Bećiragić, karrierën prej trajneri e nisi në Turqi si ndihmës tek Darussafaka(2011/13), e vazhdoi poashtu si ndihmës tek skuadra tjetër elitare turke, Gaziantep(2013), ndërsa si kryetrajner e filloi tek, Konyaspori, ndërsa së fundmi ka qenë trajner i skuadrës, Usak Sportif.

Me Bećiragićin në krye, Peja synon të gjithë titujt e mundshëm në basketbollin e Kosovës si dhe titullin e Ligës Ballkanike.

Komentet janë të mbyllura.