Basketboll

INTERESIM I JASHTËZAKONSHËM PËR BILETAT E “FINAL EIGHT”-IT NË RAHOVEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme ka filluar shitja e biletave për “FINAL EIGHT”-in e Kupës së Kosovës, që mbahet në Rahovec këtë javë.

E interesimi nga publiku, për ti parë nga afër ndeshjet e Kupës së Kosovës, është tepër i madh.

Biletat kanë dalur në shitje nga sot dhe siç mund ta shihni në foto, interesimi për to është i jashtëzakonshëm.

Bileta për një ditë(të tria ndeshjet), kushton dy euro, ndërsa për finalen e madhe ky çmim mund të ndryshojë.

Portali ekskluziv basketbollistik – AsistiOnline.com do ta përcjellë nga vendi i ngjarjes edhe këtë organizim.

 

Komentet janë të mbyllura.