Basketboll

XHIRO SHUMË INTERESANTE, LIDERI NDËRROHET PËRSËRI

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro shumë interesante në elitën e basketbollit kosovar, është zhvilluar edhe në këtë vikend që lamë pas.

Ndeshjet janë zhvilluar të premtën e të shtunën, shkaku i mbajtjes së “FINAL EIGHT”-it që do mbahet në Rahovec këtë javë.

Të premtën, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, duke mundur Ponte Prizrenin në udhëtim me rezultat 80:88 (26:23, 15:27, 17:21, 22:17), tash Ponte Prizreni tani ka 13 fitore dhe 10 humbje, kurse te Golden Eagle Ylli 16 fitore dhe gjashtë humbje.

Në po të njëjtën ditë, Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 71:54 (17:13, 16:15, 16:7, 22:19), tash Sigal Prishtina tani ka 17 fitore dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e parë me 49 pikë, një më shumë se Rahoveci, derisa Trepça ka pesë fitore dhe 17 humbje.

Të shtunën, Lipjani ka shënuar fitore ndaj Feronikelit si mysafir me rezultat 62:68 (23:12, 13:22, 13:20, 13:14). Tash Feronikeli ka pesë fitore dhe 17 humbje, derisa Lipjani dy fitore dhe 21 humbje.

Ndërsa, Peja ka mundur Bashkimin me rezultat 103:80 (31:20, 18:16, 33:28, 21:16) në sfidën e fundit për javën e 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dy skuadrat tani kanë nga 13 fitore dhe nëntë humbje.

Pas javës së 25-të, elitës së basketbollit kosovar në tabelë i prinë, Sigal Prishtina e pasur nga Rahoveci, Ylli, Prizreni, Peja, Bashkimi, Trepça, Feronikeli e i fundit Lipjani.

Komentet janë të mbyllura.