Basketboll

KAPITENI I PONTE PRIZRENIT: JEMI TË PËRGATITUR MAKSIMALISHT, KEMI CILËSI PËR TA FITUAR KUPËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Ponte Prizrenit, Qëndrim Ajazaj është shprehur tejet optimist për sfidën e parë të “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që ekipi i tij e luan sonte.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapiteni i prizrenasve, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet që ka skuadra e tij, para nisjes së këtij turneu, që Prizreni mëton ta fitojë.

“Kupa e Kosovës është një objektiv i çdo klubi e sigurisht edhe i yni . Sa i përket klubit tonë neve kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme fizike taktike andaj në Rahovec udhëtojmë për paraqitje dinjitoze. Fati ishte i tillë që në çerekfinale të takohemi me Pejën. Synimi i parë natyrisht është kalimi në gjysmëfinale të Kupës. Pastaj, vartësisht nga rrethanat dhe gjendja e lojtarëve mund te të vendosim objektivat e tjera. Ne si ekip kemi besim që me përkushtim angazhim dhe me lojë ekipore do ia dalim të jemj kundërshtarë serioz për çdo ekip dhe të e vazhdojme sa më gjatë rrugëtimin në këtë event.
Duke e marrë parasysh se formati është i tillë që zhvillohet vetëm nga një ndeshje atëherë duhet marrë në konsideratë elementin e befasisë, e unë dëshiroj që Ponte Prizreni të jetë kjo befasi”, u shpreh i bindur Ajazaj.

Prizreni sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “FINAL 8” për Kupën e Kosovës, kundër Pejës. Ndeshja nisë në ora 16:30 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.