Basketboll

KAPITENI I BASHKIMIT: ME LOJË EKIPORE, JEMI KANDIDAT SERIOZ PËR KUPË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Bashkimit të Prizrenit, Qendrim Biraj është shprehur tejet optimist për sfidën e parë të “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që ekipi i tij e luan sonte ndaj Feronikelit.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapiteni i prizrenasve, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet që ka skuadra e tij, para nisjes së këtij turneu që Peja mëton ta fitojë.

“Duke e parë që sivjet pothuajse të gjitha ekipet e kanë mposhtur njëra tjetrën dhe nuk ka një ekip i cili mund të cilësohet si favorit apsulut, ne e kemi marrë mjaftë serjozisht këtë “FINAL 8” dhe jemi duke u përgatitur maksimalisht në çdo aspekt të lojës që të kemi një paraqitje të denjë në këtë kompeticion. Synim fillestar e kemi arritjen në gjysmëfinale pastaj do shohim se cilin kundërshtar do ta kemi përballë dhe do vazhdojmë tutje gradualisht ta arrijmë edhe finalen e pse jo edhe ta fitojmë atë. Në qoftë se e arrijmë ta kthejmë formën ekipore që patëm në pjesën e parë të kampionatit, ku siç dihet i kemi mposhtur pothuajse të gjitha ekipet në Superligë, së paku nga një herë. Jam i bindur që edhe në këtë garë për Kupë do ta nxjerrim rezultat pozitiv”, tha Biraj.

Bashkimi sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “FINAL 8” për Kupën e Kosovës, kundër Feronikelit. Ndeshja nisë në ora 16:30 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.