Basketboll

KAPITENI I PRISHTINËS: SYNIMI JONË ËSHTË TA MBROJMË TROFEUN E VITIT TË KALUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Edmond Azemi është shprehur optimist për sfidën e parë të “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që ekipi i tij e luan sonte.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapiteni i prishtinasve, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet që ka skuadra e tij, para nisjes së këtij turneu, që Prishtina mëton edhe ta fitojë.

“Synimi ynë është të fitojmë trofeun e çmuar. Nuk do ta kemi aspak lehtë, për shkak se, edhe skuadrat tjera janë shumë të forta. Takimin e parë e kemi ndaj GoldenEagle Yllit, që nuk është lehtë. Ne jemi përgatitur për garat e Kupës. Ky trofe ka shumë rëndësi për ne dhe udhëtojmë me synime për ta fituar. Shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit në fund”, tha Azemi.

Prishtina sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “FINAL 8” për Kupën e Kosovës, kundër Rahovecit. Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.