Basketboll

KAPITENI I YLLIT: QËLLIMI YNË ËSHTË TA FITOJMË KUPËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Yllit, Egzon Kuqi është shprehur optimist për sfidën e parë të “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që ekipi i tij e luan sonte ndaj Prishtinës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapiteni i therandasve, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet që ka skuadra e tij, para nisjes së këtij turneu, që Ylli mëton edhe ta fitojë.

“Skuadra jonë e ka dhënë maksimumin në përgatitje. Synimi jonë si gjithmonë është fitorja, edhe pse këtë vit të gjitha ekipet janë shumë cilësore. Klubi yne ka një organizim fantastik dhe shpresoj që do ta arrijmë qëllimin tonë”, tha Kuqi.

Ylli sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “FINAL 8” për Kupën e Kosovës, kundër Prishtinës. Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.