MUÇOLLI SHKËLQEN, AS PRISHTINA NË FINALE ME VËLLAZNIMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra nga kryeqyteti, As Prishtina është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Kosovës për Ligën e parë.
Ekipi i As Prishtinës që drejtohet nga ish-basketbollisti Valentin Spaçi, ka mposhtur sot në gjysmëfinale Dritën e Gjilanit me rezultatin final, 96-71.
As Prishtina ishte më e mirë se Drita pothuajse në të gjitha periodat e ndeshjes(23-15, 16-7, 33-21), përveq të tretës(24-28) dhe në fund me meritë shënoi fitore.
Në fitoren e kryeqytetasve sonte rolin kryesor e pati, Kreshnik Muçolli me 19 pikë, por u dalluan edhe Don Polloshka me 18 pikë, Dion Haxhosaj me 16 pikë, Rron Kurti me 13 pikë e Alban Latifaj i rikthyer nga lëndimi me 11 pikë.
Tek Drita s’mjaftuan për triumf, Laurant Ibrahimi me 20 pikë e Qëndrim Demi me 18 sosh.
Me këtë fitore, As Prishtina kualifikohet në finalen e Ligës së parë, ku do të ndeshet me Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshje kjo që luhet nesër nga ora 14:00.
Komentet janë të mbyllura.