Basketboll

KOMPLETOHEN FINALISTËT E KUPËS, PEJA MERR BILETËN E FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mësuar edhe finalisti i dytë i Kupës së Kosovës për stinorin aktual.

KB Peja e ka mposhtur Rahovecin në gjysmëfinale një ndeshje tejet interesante me rezultatin final, 90:82.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, ishte Rahoveci ai që e nisi më mirë sfidën, duke e mbyllur çerekun e parë me avantazh 14-27, ndërsa Peja u këndell në çerekun e dytë, duke e fituar atë 21-17, përkundër kësaj Rahoveci e mbylli pjesën e parë me avantazh +4(35-39).

Epërsia e Pejës erdhi në çerekun e tretë, kur pejanët e fituan thellë këtë periudhë 37-18, nē çerekun e fundit Rahoveci u mundua maksimalisht dhe e afroi rezultatin deri në -6, por kjo nuk mjaftoi dhe Peja në fund e fitoi ndeshjen.

Më të merituarit për këtë fitore të vështirë të Pejës sonte ishin: Rick Jackson me double-double(24pk, 12krc), Nigel Johnson me double-double poashtu(16pk, 11ast), Dardan Berisha me 17 pikë e Drilon Hajrizi me 15 pikë.

Tek Rahoveci u dalluan, Darrell Davis me 33 pikë, Josh McFolley me 18 pikë, Altin Morina me 14 pikë e Aron Nwankwo me 10 pikë.

Me këtë fitore tepër të vlefshme, Peja kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, atje ku e pret Ylli i Therandës.

Komentet janë të mbyllura.