Basketboll

BOSTONI FITON SUPER-NDESHJEN NDAJ CLIPPERS, POR…

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i mbrëmjes në NBA, ndërmjet Clippers dhe Celtics, ju ka takuar këtyre të fundit por me shumë vështirësi.

Në fakt Bostoni ka mposhtur LA Clippers, por vetëm pas vazhdimeve, 141-133, pasiqë koha e rregullt mbaroi baraz 114-114.

Jayson Tatum me 29 pikë e 9 kërcime, e Marcus Smart me 31 pikë, shkëlqyen mbrëmë në fitoren e e vështirë të Bostonit.

Tek Clippers s’mjaftoi për fitore, Lou Williams me 35 pikë, 6 kërcime e 8 asiste.

 

 

Komentet janë të mbyllura.