Basketboll

MARMARINOS: NDER TË DREJTOJ KOSOVËN, DUAM TË FITOJMË

Të premten në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbajtur konferenca për media, ku është prezantuar përzgjedhësi i ri i Kosovës, ChristosMarmarinos.

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se është një nder të drejtojë Kosovën. “Fillimisht dua të them se kam hasur në një mikpritje të ngrohtë nga drejtuesit e FBK-së dhe po ndihem shumë mirë. Jam i nderuar që do të drejtoj Kosovën dhe do të kem mundësi të punoj me lojtarët e Kosovës. Për mua është një mundësi e mirë, por shpresoj se do të bëjmë një punë të mirë bashkërisht dhe do të kemi suksese. Synimi ynë të fitojmë. Kemi dy ndeshje të vështira, por ne do të përqendrohemi në forcat tona dhe lojtarët që kemi”, ka thënë Marmarinos.

Ndeshja e parë e Dardanëve është ndaj Islandës në Prishtinë më 20 shkurt, kurse sfida e dytë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 23 shkurt.

Komentet janë të mbyllura.