Basketboll

KAPITENI I YLLIT: JEMI TË GATSHËM MAKSIMALISHT PËR TA FITUAR KUPËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Yllit, Egzon Kuqi është shprehur optimist i madh para përballjes finale për Kupë, që skuadra e tij e zhvillon sonte ndaj Pejës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Kuqi finalen e sontme e ka përshkruajtur si të vështirë, por ai beson se në fund do t’ia dalin.

“Gjasat tona për ngritje të trofeut janë mjaftë të mëdha. Skuadra jonë deri tani ka një bilanc prej 8 fitoresh të një pasnjëshme, gjë e cila po e shton motivimin edhe më shumë. Sa i përket gatishmërisë, besoj se të gjithë jemi gati edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtë, duke pasur parasysh se ndeshja e fundit kishte qenë mjaftë e fortë. Shpresojmë që ta sjellim Kupën në Suharekë, por sidoqoftë gjithçka vendoset kur futemi në fushë. Le të fitojë më i miri”, tha Kuqi i bindur në fitimin e Kupës.

Komentet janë të mbyllura.