Basketboll

BILETAT E KOSOVËS, SOT SHITEN NË KËTO DY QYTETE TË VENDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës, ditën e nesërme luan ndeshjen e parë para-kualifikuese për Botërorin 2023, ndaj Islandës në Prishtinë.

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka vendosur që për këtë ndeshje, biletat ti shesë në 5 qytete të vendit.

Ditën e sotme, biletat do të shiten në Rahovec nga ora 12:00 deri në 14:00 dhe në Prizren nga ora 15:00 deri në 18:00, ndërsa nesër ato do të shiten në Pejë e Mitrovicë e dje u shitën në Prishtinë.

Ndeshja Kosova-Islanda zhvillohet të enjten(nesër) nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Komentet janë të mbyllura.