Basketboll

ZENELAJ PËR ASISTINONLINE.COM: SHPRESOJMË NË FITORE NDAJ ISLANDËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Një nga basketbollistët më në formë sivjet në Superligën e basketbollit kosovar, Urim Zenelaj, është rikthyer në Përfaqësuesen e Kosovës dhe do të jetë forcë e madhe për trajnerin, Christos Marmarinos për dy ndeshjet Parakualifikuese për Botërorin 2023, ndaj Islandës dhe Luxemburgut.

Zenelaj vetëm pak çaste më herët vetëm për Asistionline.com dha një prononcim të shkurtër në lidhje me përgatitjet për këto dy ndeshje.

“Gjithçka është duke shkuar shumë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe jemi duke dhënë maksimumin secili nga ne. Shpresojmë që ti fitojmë këto dy ndeshje”, tha Zenelaj ekskluzivisht për Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.