Basketboll

SAMIR ZEKIQI EKSKLUZIVISHT PËR ASISTIONLINE: I LUMTUR PËR FITOREN POR NUK KEMI KOHË PËR FESTË  

Reprezentuesi i Kosovës Samir Zekiqi vetëm para pak çasteve ekskluzivisht për AsistiOnline.com u shpreh i lumtur për fitoren e Kosovës ndaj Islandës sonte në kuadër të Parakualifikimeve për Botërorin 2023 por shtoi se i gjithë ekipi nuk ka kohë për festë pasi duhet ta mendojë ndeshjen ndaj Luxemburgut.

“U angazhuam naksimisht, i sulmuam pikat e dobëta të kundërshtarit dhe jam shumë i lumtur që i filluam këto Parakualifikime me fitore. Tash e kemi ndeshjen ndaj Luxemburgut dhe nuk kemi kohë për festime pasi duhet ta mendojmë atë ndeshje”, tha Zekiqi për AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.