SHQIPËRIA MPOSHTET NGA PORTUGALIA
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje fazën parakualifikuese për Botërorin 2023.
Ekipi që në këto parakualifikime po drejtohet nga trajneri shqiptar, Afrim Bilalli ka pësuar në udhëtim nga Portugalia me rezultatin 70-62.
Në fakt ekipi shqiptar ishte rival i denjë i portugezëve deri në minutën e fundit të ndeshjes, por në momentet vendimtare ra koncentrimi i lojtarëve dhe e humbën takimin.
Celis Tafilaj me 18 pikë, Gerti Shima me 12 pikë e Endrit Hysenagolli me 10 pikë, s’mjaftuan për fitoren e Shqipërisë sonte.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë, luhet kundër Qipros pas tre ditësh.
Komentet janë të mbyllura.