SUPER EKSKLUZIVE – DINO N’ASIST: SI LUAN ISLANDA ?
AsistiOnline enkas për ju e ka përgatitur video-analizën speciale të lojës së islandezëve
(ASISTIONLINE) – Sonte na pret një ndeshje tejet e vështirë kundër Islandës, në kuadër të fillimit të parakualifikimeve për FIBA Botërorin 2023. Islanda është pjesëmarrëse e Eurobasketet 2015 dhe 2017 dhe një ekip i fuqishëm, i disiplinuar dhe i cili e lëviz shpejt topin. Loja bazohet në gjigantin Hlinason, të gjatë 216 cm , masiv dhe i cili luan në elitën e basketbollit spanjoll për Zaragoza-në.
Në prag të ndeshjes së sotme, AsistiOnline sjell analizën ekskluzive të Andin Rashicës, ekspertit që e njeh mirë lojën e Islandës. Ish trajneri i Prishtinës dhe ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës sot na sjell thellësinë e lojës së islandezëve dhe enkas për ju lexues të AsistiOnline e ka përgatitur video-analizën speciale dhe atë se çfarë mund të presim sonte nga “Vikingët”.
KOSOVA – ISLANDA
1.
Islanda cilësohet si përfaqësuese me lojë mjaftë të shpejtë dhe fizike. Sulmi i saj shumicën e rasteve fillon nga tranzicioni që paraprihet nga organizatorët e lojës që ju mundësohet shkuarja deri në kosh për shkak të hapësirës që krijojnë “spacing-ut”.
Në pamundësi për të përfunduar në 5 sekondat e para, krijojnë situata për përfundim me “trailer” sidomos me lojtarët e gjatë nën kosh të cilët vrapojnë mjaftë mirë në vijat e tyre të sulmit.
Tjetër gjë që e veçon lojën e shpejtë të Islandës janë edhe sulmet e hershme “early offense” duke u munduar të gjejnë lojtarët e lirë përmes depërtimeve dhe ekstra pasave.
VIDEO 1 – TRANZICIONI I ISLANDES NE SULM
2.
Veçori tjetër e Islandës në tranzicion është blloku I hershëm “early pick” gjatë të cilit krijon avantazh sidomos për lojtarët me top që shumicën e rasteve e përfundojnë sulmin me gjuajtje për tre pikë. Po ashtu pas bllokut çdoherë krijohen situata të lëvizjeve të lojtarëve pa top, duke mundësuar qarkullim të topit.
VIDEO 2 – TRANZICIONI I ISLANDES NE SULM ME PICK TE HERSHEM
3.
Në rosterin aktual që e kanë në ndeshjen ndaj Kosovës, lojtari më me përvojë është Tryggvi Hlinason që luan në Ligën ACB të Spanjës për Basket Zaragoza. Përkundër gjatësisë që ka 2.16 cm, është mjaftë I lëvizshëm në sulm dhe tepër I rrezikshëm sidomos nën kosh.
VIDEO 3 – LOJA E HLINASON NE SULM
4.
Situatë tjetër në lojën ofanzive të Islandës është , leximi I mbrojtjes së lojtarëve pas lojës në pick n’roll, sidomos i lojtarit të gjatë. Pas çdo depërtimi tentohet të sulmohet ana e ndihmës, e tërë kjo përmes “timingut” që mundohen ta krijojnë.
VIDEO 4 – SULMET E ISLANDES
5.
Gjatë tranzicionit në mbrojtje mundohen të mbulojnë pozitat e Hlinason I cili kthehet shumë ngadal në mbrojtje. Poashtu çdoherë pas topave të humbur, pranojnë shumë pikë nga kundërsulmet sidomos kur luajnë si mysafir. Në ndeshjet e fundit si mysafir nga topat e humbur dhe kundersulmet pranojnë 31 pikë për ndeshje.
VIDEO 5 – TRANZICIONI I ISLANDES NE MBROJTJE
6.
Gjatë bllokut të hershëm në tranzicion, pikë e dobët e tyre është lojtari I gjatë Hlinason. Gjatë ndihmës që e bëjnë lojtarët tjerë tek Hlinason, krijohen probleme në rotacion që mundësojnë hapësira për depërtim dhe ekstra pas.
VIDEO 6 – PROBLEMET E ISLANDES GJATE TRAZICIONIT NË MBROJTJE ME PICK TE HERSHEM
7.
Mbrojtja e pick n’rollit në mes krijohet varësisht prej kundërshtarit. Kur është në lojë Hlinason bëhet mbrojtje me përcjellje “folloë” dhe ana e kundër tenton të ndal lojtarin e gjatë me “bump”. Poashtu gjatë situatave të pick n’rollit në mbrojtje bëhet edhe ndërrimi I lojtarëve.
VIDEO 7 – MBROJTJA NË MES E PICK N’ROLLIT
8.
Mbrojtja e pick n’rollit anash me Hlinason bëhet me percjellje “folloë” I cili çdoherë sulmohet, kurse lojtarët tjerë bëjnë “sëitch” ndërrim të lojtarit ku në disa situata bëjnë edhe ndërrim të trefishtë.
VIDEO 8 – MBROJTJA ANASH E PICK N’ROLLIT
9.
Gjatë lojës në nën kosh, Islanda në mbrojtje lejon lojë 1 me 1 dhe nuk ndihmon nësë lojtari kundërshtar sulmon nga mesi, mirëpo nësë sulmon nga vija fundore “baseline” lojtari I cili vendoset në mes të trapezit bënë dyfishim.
VIDEO 9 – MBROJTJA NEN KOSH E ISLANDES
Fillimi i aventurës së re parakualifikuese për Botërorin 2023 është sonte, nga ora 19:00 në Palestrën e Sporteve në Prishtinë dhe Kosova sonte ka nevojë për përkrahje maksimale të shikuesve .
Transmetimi direkt dhe ekskluziv në Art Sport 1 (kanali 63 Artmotion) dhe Klan Kosova
Komentet janë të mbyllura.