Basketboll

MORINA: NA PRET NDESHJE E VËSHTIRË, POR BESOJMË NË FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti therandas i Përfaqësueses së Kosovës, Gëzim Morina është shprehur tejet optimist para përballjes së vlefshme për para-kualifikimet e Botërorit që ekipi ynë e luan nesër ndaj Luksemburgut.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Morina është shfaqur optimist, por ka shfaqur doza rezervash për kundërshtarin, duke thënë se kujdesi ndaj tyre duhet të jetë maksimal.

”Kundër Luksemburgut na pret një ndeshje mjaftë e vështirë, lëndimi i Shawn Jones na ka lënë një zbraztirë të madhe në ekip. Luksemburgu ka një ekip të ndryshuar në krahasim me atë të vitit të kaluar, por ne po përgatitemi sa më shumë që është e mundur për këtë sfidë. Edhe pse nuk luajmë në Kosovë, shpresoj ta kemi përkrahjen e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe së bashku mund të arrijmë rezultat pozitiv edhe në këtë ndeshje”, tha Morina.

Kosova ndeshjen e dytë para-kualifikuese për Botëror e luan nesër në Luksemburg me fillim nga ora 18:00, sipas kohës sonë lokale.

Komentet janë të mbyllura.