Basketboll

FANTASTIKE: HAJRIZI E KASTRATI VENDIMTARË, KOSOVA FITON EDHE NË LUKSEMBURG

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja jonë kosovare e ka fituar edhe përballjen e dytë në kuadër të para-kualifikimeve për Botërorin 2023.

Ekipi ynë kosovar ka triumfuar në udhëtim, duke mposhtur Luksemburgun në mënyrë dramatike me rezultatin final të ndeshjes, 80-84.

Ishte pikërisht Kosova ajo që e nisi më mirë ndeshjen, duke mbyllur periodën e parë +5(20-25), por në periodën e dytë, Luksemburgu u këndell dhe e fitoi bindshëm atë, 25-19, duke e marrë edhe avantazhin e ndeshjes dhe mbylli pjesën e parë +1(45-44).

Në pjesën e dytë, Luksemburgu e dominoi edhe periodën e tretë 20-16, ndërsa përmbysja e madhe e ndeshjes ndodhi në periodën e fundit(15-24), me Drilon Hajrizin që mbante në lojë ekipin me shënime për dy, ndërsa shënimet për tre pikë nga Erjon Kastrati i sollën fitoren e madhe Kosovës sonte.

Më të dalluarit në fitoren e madhe të Kosovës sonte ishin, Drilon Hajrizi me 25 pikë, Erjon Kastrati me 19 pikë, si dhe Gëzim Morina me 13 pikë.

Tek Luksemburgu s’mjaftuan për triumf, Clancy Rugg me 30 pikë e Oliver Vujakovic me 18 pikë.

Kosova sonte arriti edhe fitoren e dytë rresht në para-kualifikimet e Botërorit 2023 dhe tash në pushim të kësaj kampanje shkon si lidere e grupit B.

Komentet janë të mbyllura.