ISLANDA MPOSHT SLLOVAKËT, KOSOVA E VETME NË VENDIN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Duket se lajmet e mira për Kosovën sonte nuk kanë të ndalur.
Pas fitores së sontme në udhëtim te Luksemburgu, 80-84. Para pak çastesh një lajm i mirë ka ardhur nga Islanda, kjo për faktin se këta të fundit e kanë mposhtur Sllovakinë, 83-74, gjë që bën Kosovën të jetë lidere e pakontestueshme e grupit B, në kuadër të parakualifikimeve për Botëror 2023.
Në fitoren e islandezëve sonte spikatën, Tryggvi Hlinason me 26 pikë e Arnar Björnson me 16 pikë.
Tek sllovakët s’mjaftuan për fitore, Vladimir Brodziansky me 16 pikë e Andre Jones me 15 pikë.
Kështu duket grupi B, pas ndeshjeve të xhiros së dytë:
1.Kosova
2.Islanda
3.Sllovakia
4.Luksemburgu.
Komentet janë të mbyllura.