Basketboll

MORINA: NDESHJE E VËSHTIRË, POR DO T’IA DALIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prizrenas i Përfaqësueses së Kosovës, Altin Morina është shprehur optimist para përballjes së sontme që Kosova e luan ndaj Luksemburgut në udhëtim.

Në një prononcim për AsistiOnline.com para ndeshjes, Morina nga Luksemburgu ka folur për kundërshtarin dhe besimin se ekipi kosovar do t’ia dalë edhe në këtë sfidë me sukses.

“Ndeshjen ndaj Luksemburgut e shoh një lojë shumë të vështirë, pasiqë vendasit e luajnë një lojë shumë më të shpejtë, sesa Islanda. Prandaj mendoj që do të jetë një ndeshje shumë më ndryshe sesa ndaj Islandës. Mirëpo me punën që trajneri është duke e bërë me ne dhe me maksimumin e gjithë lojtarëve që kemi, besoj që do ia dalim me fitore dhe normalisht duke pasur parasysh lojen e fortë që do zhvillohet”, tha Morina

Kosova luan sonte ndaj Luksemburgut nga ora 18:00. Ndeshja transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion(Art Sport 1).

Komentet janë të mbyllura.