Basketboll

ROSTERI I LUKSEMBURGUT – CILËT JANË LOJTARËT MË TË MIRË TË SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi kombëtar i Luksemburgut, do të jetë kundërshtari i sontëm dhe i radhës për Përfaqësuesen e Kosovës, që aktualisht po i zhvillon para-kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023.

Por cili është rosteri i skuadrës së Luksemburgut, me të cilin ky ekip mëton ti kundërvihet Kosovës.

Në fakt AsistiOnline.com në mbledhjen dhe grumbullimin e informatave për këtë ekip, është bazuar në të dhënat e ekipit nga ndeshja para tre-ditësh me Sllovakinë.

Në ndeshjen me Sllovakinë, vetëm dy lojtarë arritën pikë dyshifrore: Alo-qendra, Clancy Rugg i cili shënoi 21 pikë, lojtar ky që luan edhe në elitën e Luksemburgut si lojtari më i dalluar i ekipit të tij, me 29.2 pikë për ndeshje.

Lojtari tjetër që arriti pikë dyshifrore në ekipin e Luksemburgut përballë Sllovakisë ishte edhe alo-qendra tjetër e ekipit, Alex Laurent që shënoi 13 pikë, i cili luan në Ligën e parë të Austrisë me ekipin Furstenfeld me një mesatare prej 19.0 pikë për ndeshje.

Dy lojtarë të tjerë të Luksemburgut që u dalluan në ndeshjen përballë sllovakëve, ishin edhe Philippe Gutenkauf me 9 pikë e Oliver Vujakovic me 8 sosh.

Rosteri komplet i skuadrës së Luksemburgut, emrat e tyre dhe të skuadrave ku luajnë:

1.Philippe Arendt – Sparta(Luksemburg).
2.Philippe Gutenkauf – Etzella(Luksemburg).
3.Thomas Grün – Trier(Gjermani).
4.Mihailo Andjelkovic – Contern(Luksemburg).
5,Alex Laurent – Furstenfeld(Austria).
6.Joe Kalmes – Musel Pikes(Luksemburg).
7. Oliver Vujakovic – Tirol(Austria)
8.Gaetan Bernimont – Racing(Luksemburg).
9.Lou Demuth -Grengewald(Li\uksemburg).
10.Kevin Moura – T71(Luksemburg).
11.Vic Heuschling – Soleuvre(Luksemburg).
12.Clancy Rugg – Basket Esch(Luksemburg).

Komentet janë të mbyllura.