15 MINUTA PËR MAXHUNIN, NË FITOREN E FINLANDËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje kosovare, Edon Maxhuni që luan me Përfaqësuesen e Finlandës, mbrëmë ka luajtur në mënyrë solide në fitoren e ekipit të tij ndaj Zvicrrës.
Në kualifikimet për Eurobasket 2021, Finlanda ditën e djeshme luajti ndaj Zvicrrës dhe në këtë fitore tepër të vlefshme për finlandezët, për 15 minuta luajti edhe basketbollisti nga qyteti i Mitrovicës, Edon Maxhuni.
Për 14 minuta në parket, Maxhuni realizoi 3 pikë, kërceu 3 herë, asistoi 5 herë dhe pati 1 top të vjedhur.
Të kujtojmë se aktualisht, Maxhuni po luan tek skuadra spanjolle, Gran Canaria me një mesatare prej 13.5 pikë, 2.4 kërcime, 3.4 asistime e 0.5 topa të vjedhur për ndeshje.
Komentet janë të mbyllura.