Basketboll

HAJRIZI: LOJA ME ZEMËR NA SOLLI FITOREN, FALENDERIM DARDANËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kyç në fitoren e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Luksemburgut mbrëmë, Drilon Hajrizi pas ndeshjes është parë tejet i gëzuar për fitoren e ekipit.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com pas ndeshjes, Hajrizi tha se angazhimi i madh ju solli fitoren, pa harruar ti falenderojë ”Dardanët” që nuk munguan as në Luksemburg për ta përkrahur ekipin e zemrës.

“Së pari desha ti falenderoj Dardanët që na bën të ndihemi si në vendin tonë, në mes të Luksemburgut. Angazhimi e loja ekipore na bëri që të vimë tek fitorja. Kemi kualitet në ekip, por na duhet më shumë punë dhe mund t’ia arrijmë ti kalojmë këto para-kualifikime, shpresoj që t’ja dalim”, përmbylli prononcimin Hajrizi.

Të kujtojmë se dje, Hajrizi ishte lojtari më i disponuar për lojë te Kosova, duke realizuar 25 pikë, 7 kërcime, 4 asiste si dhe 2 topa të vjedhur dhe në total kishte indeksin e vlefshmërisë, 34.

Komentet janë të mbyllura.