Basketboll

DISFATË ZHGËNJYESE PËR RAHOVECIN NË START TË FAZËS SË DYTË TË BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka nisur në mënyrë dëshpëruese, fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

”Vreshtarët” janë mposhtur sonte në shtëpi nga Ibari i Rozhajës me epilogun final, 69-80.

Ekipi i Marjan Illievskit e nisi shumë më mirë se mysafirët sfidën, duke fituar dy periodat e para të ndeshjes, 25-22, 20-16, por në pjesën e dytë mysafirët nga Rozhaja u paraqitën krejtësisht me fytyrë tjetër dhe fituan periodat vendimtare të ndeshjes, 12-26, 12-16, që në fund i shërbyen për fitore tepër të vlefshme.

Në këtë humbje të Rahovecit, sonte pikë dyshifrore arritën: Aron Nwankwo(17), Raheem Johnson(16), Josh McFolley(11).

Tek Ibari në fitore u dalluan, Nemanja Simovic me 22 pikë e Marko Ljuic me 17 sosh.

Me këtë disfatë, Rahoveci ia vështirëson për së tepërmi gjasat vetes për inkuadrim në “Final Four” të Ligës Ballkanike.

 

Komentet janë të mbyllura.