Basketboll

JAMES ME REKORD STINORI, SJELL FITOREN PËR LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Nën-dirigjimin e LeBron James që kishte performancë maestrale me 40 pikë të shënuara, LA Lakers arritën fitore të merituar, në mesnatë ndaj Pelicans.

Ekipi i Lakers, ka mposhtur jo edhe lehtë, New Orleans Pelicans me shifrat finale të ndeshjes, 118-109.

Përpos Jamesit, në këtë fitore të Lakers kontribuan edhe Davis me 21 pikë e Green me 17 sosh.

Tek Pelicans të pamjaftueshëm ishin, Ingram me 34 pikë e Williamson me 29 pikë.

https://m.youtube.com/watch?v=bsbSreJGfi4

Komentet janë të mbyllura.